18:09 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rekomandime të reja, ONM i dorëzon Avokatit të Popullit vlerësimet për kandidatët

13:56 | 07/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis sot shqyrtimi i kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dorëzuar sot rekomandimet e reja për procesin për formimin e institucioneve të rivlerësimit (vetingut), të cilat zëvendësojnë rekomandimet e nxjerra nga ONM më 3 mars 2017.

Në vijim të Vendimit nr. 18/2017, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 16 mars, ONM ka riorganizuar ekipin e tij të vëzhguesve ndërkombëtarë, të përbërë nga anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i Shteteve Anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë konfirmuar se stafi i Zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm, me saktësi dhe angazhim serioz. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara. Edhe një herë, të gjitha aktivitetet monitoruese nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së u kryen në mënyrë të plotë, duke punuar në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri, të cilët mbetën të angazhuar për të asistuar dhe për të mbështetur punën e tyre.

Sot, Kryetarja e ONM-së, Znj. Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së, në një zarf të mbyllur për t’iu dërguar Kuvendit.

Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:

84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;

109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale.

Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.

Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi.

Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: avokati i popullitONMrekomandime te reja
Pas

“Aty ku fjala është Institucion”, Meta zgjedh vendlindjen për t’u shkëputur nga polemikat e Tiranës (FOTO)

Para

Ndërhyrja ushtarake në Siri, PD-ja: Shpresë e rindezur se rendi demokratik mbron jetën dhe lirinë e njeriut

Para
Pas deklaratave të Metës, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Ndërhyrja ushtarake në Siri, PD-ja: Shpresë e rindezur se rendi demokratik mbron jetën dhe lirinë e njeriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emocionuese! Trump pret në zyrën e tij familjen shqiptare, i jep dhuratën e veçantë vogëlushit me aftësi ndryshe

BE, sërish sanksione ndaj Rusisë/ Bloomberg: Po shqyrtohet përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

Lezhë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari. Do të ekstradohet në Kosovë

Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Bie pretendimi i PD, fletët në Peqin pa vula! SKEDA si funksionon ‘treni bullgar’

X jashtë funksionit/ Përdoruesit raportojnë probleme për platformën sociale

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 13 persona, plagosin dhjetëra të tjerë

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Spanjë/ Mbushën Katalonjën me ‘ferma bari’, goditet klani mafioz shqiptar, 2 të arrestuar! Media: E kanë kthyer rajonin në ‘Kopshtin e drogës në Evropë’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.