Në qytetin e Elbasanit janë dëgjuar të shtëna me armë një një lokal. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për këtë ngjarje.
Të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 14:35 në një lokal në autostradën Elbasan-Ish Metalurgjiku. Deri tani raportohet se ka 3 persona të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Lokali ku ndodhi ngjarja është një ndër më të njohurit në qytetin e Elbasanit dhe nuk rezulton të ketë pasur probleme më parë.
Sipas policisë sherri ka filluar me sende të forta dhe më pas ka përfunduar deri te gjuajta me armë. Po kështu raportohet se 2 prej të plagosurve janë plagosur me armë zjarri ndërsa 1 tjetër me mjete të forta. Mësohet se konflikti ka nisur midis shtetasve A.Gj dhe H.C. I përfshirë në sherr ka qenë edhe shtetasi K.Gj. (J.V/Shuplaka)