Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me aktivitetin e sotëm të kryeministrit Rama në Cakran të Fierit, ku shpërndau lejet e legalizimit.
Basha i referohet konkretisht një qytetari që i bëri elozhe Ramës. Ai shprehet se ky qytetar që bënte humor kinez ka zaptuar tokën në mënyrë të paligjshme, është kultivuesi më i madh i hashashit në Cakran dhe djali i tij lëviz me makinë mbi 50 mijë euro.
Kreu i PD-së akuzon Ramën se e di që ky banor ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Njesoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit ne ditet e fundit te regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit ne ditet e fundit te Republikes se Vjeter:
“Per dijeni tenden Kryetar ai qytetari qe bizedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem. Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran. Qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro. Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkpronesi me Armando Subashin.”
(XH.A/SHUPLAKA)