Furtunë transferimesh në Prokurorinë e Përgjithshme. Me urdhër të prokurorit të përgjthshëm Adriatik Llalla transferohen 5 oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës. Ata janë menduar të dërgohen në prokuroritë e rretheve. Dy prej tyre janë transferuar në prokurorinë e Lushnjes, të tjerët në Pogradec, Elbasan dhe Dibër.
Mes oficerëve të transferuar janë:
- Llazar Tuni në Prokurorinë e Lushnjes
- Martin Hicka në Prokurinë e Pogradecit
- Valbona Basha në Prokurorinë e Elbasanit
- Genti Plaku në Prokurorinë e Lushnjes
- Darlin Muja në Prokurorinë e Dibrës
Ajo që shihet në ligjin e ri të tanishëm, i cili ka hyrë në fuqi, është se nuk lejohet transferimi i oficerëve nga kryeprokurori.
Nga ana tjetër të gjithë urdhrat e transferimit nuk kanë asnjë motivacion dhe janë të pabazuara në ligj. Mësohet se prokurorët do të ankimojnë vendimet e transferimeve në gjykatën administrative. (V.G/SHUPLAKA)