01:26 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-ministri i djathtë: Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë

18:44 | 07/04/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministri i djathtë: Shqipëria në prag të skenarit maqedonas, Meta do Kryeministrinë
 
Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka folur sot rreth  mundësive që ekzistojnë për realizimin e një takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit  Basha  që do mundësonte zgjidhjen e krizës politike.

Në rubrikën ‘Opinion’, Mustafaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta, për të cilat siç u shpreh, të çojnë tek një ambicie serioze e tij për të marrë postin e kreut të qeverisë.

“Kam dëgjuar me vëmendje deklaratat e tij të fundit, nga ato që thotë e artikulon duket qartë se ambicien për kryeministër e ka shumë serioze, nuk e ka sa për të shuar kureshtjen”,- tha Mustafaj.

Duke mos parë një rrugëdalje të qartë nga kriza, ish-ministri demokrat thotë se ka shumë gjasa që Shqipëria të shkojë drejt një skenari maqedonas.

“Basha ka thënë se qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të realizuar qëllimet që ka, më kryesorja është shkëputja e lidhjeve me narkotrafikun, që të mos financojnë zgjedhjet. Por kjo duket disi e largët”,- shtoi ish-ministri i PD.

 “Ne kemi parë situata të ngjashme kur opozita bojkotoi zgjedhjet. Nuk ishte në parlament, qeveria ishte jofunksionale. Nëse Rama e ushqen veten me iluzionin se mund të bëjë pa opozitën, duhet parë gjendja e tij psikike, siç thotë Lubonja. Kam përvojë të gjatë si negociator, qoftë kush isha diplomat, por dhe kur isha në opozitë, kur punoja si këshilltar i Berishës. Në këtë rast vetëm ftesa nuk janë ato që dërgon Rama. Për mua ato janë në mënyrë të drejtpërdrejtë tentativa të Ramës për të sabotuar dialogun. S’duhet të thotë ‘Hë mo Lul ku do shihemi?’. Këto janë fyerje të drejtpërdrejta, të fodullëkut të tij. Basha kësaj here po sillet si një njeri që do negociata. Nuk besoj se nga ana formale Basha po bëhet pengesë”, – deklaroi Mustafaj teksa tha se Rama po e fyen opozitën dhe Lulzim Bashën. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: besnik mustafaj
Pas

Peleshi nga Korça: Zgjedhjet do të jenë më të mirat në 27 vjet, nuk kemi ne faj nëse partitë brenda koalicionit s’kanë ofertë për zgjedhjet

Para

Vasili sulmon Ramën: Të mos garantosh zgjedhje të rregullta do të thotë të jesh kundër reformës në drejtësi

Para
Vasili sulmon Ramën: Të mos garantosh zgjedhje të rregullta do të thotë të jesh kundër reformës në drejtësi

Vasili sulmon Ramën: Të mos garantosh zgjedhje të rregullta do të thotë të jesh kundër reformës në drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.