11:47 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Flet shqiptarja nga Kosova: Si i shpëtuam sulmit bashkë me vajzën 9-vjeçare në Stokholm

23:24 | 07/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet shqiptarja nga Kosova: Si i shpëtuam sulmit bashkë me vajzën 9-vjeçare në Stokholm

Besarta Gashi, bashkë me vajzën e saj Leonidën, 9-vjeçare, kanë qenë shumë afër vendit ku një sulmues hyri me kamion në turmën e njerëzve në Stokholm.

Kishte vetëm 15 minuta para se Besarta 31 vjeçe bashkë me vajzën e saj ishin në Ahlens në qendër të kryeqytetit suedez, shkruan media suedeze Expressen.se.

Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”.

“Më tha vajza: Nënë a mund të më blesh ‘hot dog’. Në ato momente sulmuesi hyri në turmën e njerëzve”, ka thënë Besarta Gashi, me origjinë nga Kosova.

 Ajo ka thënë se ka dëgjuar ulërërimat e njerëzve duke thirrur se “ka një bombë e cila është në një kamion”.

“Diçka shpërtheu. Njerëz gjithandej, sigurimi, të gjithë bërtisnin “Vraponi”. Dikush thoshte ‘bomba’. Dikush thoshte ‘gaz’- ka thënë ajo. “Dëgjuam britma. Filluam të vrapojmë, por nuk e dinim se nga erdhi. Vetëm e kemi parë se kamioni kaloi pranë nesh për një fije floku. Kërceva, u largova dhe e tërhoqa vajzën time”,- tregon Besarta Gashi për median suedeze. 

Besarta ka treguar se kanë qenë shumë afër sulmit, duke rrëfyer tmerrin e sulmit që u krye mbi njerëz të pafajshëm.

“Kurrë nuk do ta harroj pamjen që ishte para meje. Kamioni kaloi mbi njerëz. Shihja pjesë që fluturonin. Shumë te tjerë ishin të shtrirë për toke. Ishte një vajzë që ishte nën kamion dhe s’mund të ikte. Vajza ime u trondit”,- tha ajo.

Një kamion që ecte me shpejtësi të lartë ka përplasur kalimtarët në një rrugë në qendër të Stokholmit, në Suedi. Incidenti ndodhi pranë Queen Street në orën 3, me orën lokale. Në media raportohet për të paktën 5 viktima. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njerëzit në zonë janë përfshirë nga paniku. Një gazetar i ndodhur atje ka deklaruar se policia ka qëlluar disa herë në ajër.  Ndërkohë kryeministr suedez Stefan Lofven, ka thënë se të gjitha pistat e këtij akti, të çojnë në një “sulm terrorist”. Policia po ashtu ka bërë me dije se një person është arrestuar në qendër të Stokholmit.

(M.D/ Shuplaka)

 
Etiketa: sulmi ne suedi
Pas

Deklarata “bombë” e Henri Çilit: Nëse Rama lejon qeverinë teknike, atëherë i ka ikur koha politike!

Para

Aktivisti i “Dhuro Dashuri”: Nëna ime më mirë të vdesë! (HISTORIA E DHIMBSHME)

Para
Do duhet një ditë të ndalojmë…

Aktivisti i “Dhuro Dashuri”: Nëna ime më mirë të vdesë! (HISTORIA E DHIMBSHME)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.