Kur miqtë të vinë në shtëpi duhet menduar mirë dhe për akomodimin e tyre. Jo pak herë ndodh që të mos iu ofrosh shërbimin që duhet. Rezidenca verore e Presidentit amerikan Donald Trump në Florida ka dalë të jetë shumë e vogël për delegacionin kinez, që kryesohet nga Presidenti kinez Xi Jinping.
Vila në Mar-a-lago, të cilën Trump e quan ‘Shtëpia e Bardhë verore’, deri më tani ka strehuar edhe delegacionin e Japonisë, por duket se për kinezët, vila gjigante ka qenë shumë e vogël.
Siç u tha gazetarëve Sean Spicer, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, kinezët u detyruan të kërkonin dhoma për të fjetur nëpër hotele aty afër, pas vila e Trump nuk i zuri të gjithë.
Takimi mes dy Presidentëve të dy ekonomive më të fuqishme në botë është mbajtur më 6 dhe 7 prill, dhe aty janë diskutuar disa çështje të interesit të përbashët mes Amerikës dhe Kinës. (E.K/SHUPLAKA)