10:33 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

‘Pse më sheh’, sherri mes ‘anglezëve’ që sapo ishin kthyer në Elbasan. Si u gjetën 20 gëzhoja në vendngjarje

10:42 | 08/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Pse më sheh’, sherri mes ‘anglezëve’ që sapo ishin kthyer në Elbasan. Si u gjetën 20 gëzhoja në vendngjarje

Sherri me armë me të disa të rinjve në qytetin e Elbasanit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Ashtu si gjithë sherret mes të rinjve shkaqet janë gjithnjë banale dhe të zakonshme. Ngjarja ndodhi në një restorant, në periferi të qytetit të Elbasanit, në përfundim të superstradës për në Metalurgji.

Dy grupet që po drekonin veçmas, fillimisht kanë debatuar dhe i janë hakërryer njëri-tjetrit me fjalë e më pas kanë dalë për t’u sqaruar në ambientet e jashtme të restorantit, në zonën e parkimit, ku nisën dhe të shtënat e armëve.

Mësohet se dy kushërinjtë, K. Gjini dhe A. Gjini, kanë qenë bashkë me një mikun e tyre duke drekuar. Në të njëjtin lokal drekonin edhe një grup tjetër personash, mes tyre edhe H. Çopja.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar në polici se mes dy grupeve ka nisur një debat verbal me fjalë në distancë nga tavolina në tavolinë.

Më pas, dy kushërinjtë, të cilët prej vitesh janë rezidentë në Angli, kanë dalë jashtë dhe të dyja grupet kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte, si edhe me mjete të forta, raporton një e përditshme.

Nga hetimet e Policisë mësohet se shkak për nisjen e konfliktit kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë Gjini, të cilët rreth një muaj më parë janë kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Këta të fundit, sipas dëshmive, janë sjellë me superioritet karshi grupit tjetër, duke ngritur zërin dhe ekspozuar paratë e vëna në emigracion e makinat.

Kjo ka “xhelozuar” grupin e ulur në tavolinën pranë tyre, ku fillimisht ka nisur debati në formën “pse më sheh” e më pas gjithçka përfundoi me grushte e armë.

Pasi kanë dalë jashtë restorantit, grupi i H. Çopjes kanë nxjerrë të parët armët dhe më pas edhe grupi i A. Gjinit, ku kanë nisur të qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit. Konkretisht janë plagosur me armë zjarri shtetasi K. Gjini, si dhe H. Çopja.

I plagosur me mjete të forta ka mbetur edhe A. Gjini. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia, e ndodhur në vendin e ngjarjes, brenda pak minutave ngriti pikat e kontrollit dhe më pas ka konstatuar se në konflikt ishin përfshirë 4-5 persona.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar më shumë se 20 gëzhoja arme të tipit pistoletë. Mësohet se Çopja ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa K. Gjini, sipas mjekëve, ka një plumb shumë pranë kokës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Etiketa: elbasankonfliktisherri mes te rinjve
Pas

4 të rinj me 12 thasë drogë në ‘Opel’, arrestohen nga policia (EMRAT DHE DETAJET E OPERACIONIT)

Para

Ministrja Gjosha dhe Braimllari masin ‘forcat’ (FOTOJA QË NA KA SHPËTUAR)

Para
Ministrja Gjosha dhe Braimllari masin ‘forcat’ (FOTOJA QË NA KA SHPËTUAR)

Ministrja Gjosha dhe Braimllari masin ‘forcat’ (FOTOJA QË NA KA SHPËTUAR)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.