Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i ka kthyer përgjigje Ramës duke i kujtuar se Ura e Bunës është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në nisje të udhëtimit për në Shkodër Rama i kujtonte shkodranëve se Ura e Bunës kishte mbetur e shkatërruar.
‘’Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.
Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!
Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston edi rama!’’, shkruan kryebashkiakja Ademi. (E.K/SHUPLAKA)