Trupat e dy peshkatarëve italianë janë gjetur në ujërat e Vlorës. Mediat italiane raportojnë se trupat e pajetë u identifikuan nga familjarët e tyre dhe janë 48-vjeçari Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçari Francesko De Blasi.
Sipas mediave italiane ata janë peshkatarë amatorë nga Carovino e Brindisi. Sipas familjareve Sante Lanziloti u identifikua nga djali i tij përmes një tatuazhi.
Ata të dy ishin denoncuar të zhdukur nga familja qe nga 15 marsi. Në këtë data ata ishin nisur nga porti i Torre Santa Sabina.
Dy trupat që u gjetën në bregdet u dërguan në morgun e Tiranës, dhe më pas do të dërgohen në Itali për hetime të mëtejshme.
Sipas asaj që është thënë nga morgu i Tiranës se vdekja ka ardhur si e rrjedhojë e kontaktit me ujin e ftohtë, pasi kanë rënë në det. (E.K/SHUPLAKA)