Dy të rinj që grabisnin farmacitë në kryeqytet janë arrestuar nga policia. Kanë qenë nga shërbimet e policisë kriminale të Komisariatit të policisë nr.3 në Tiranë ata që kanë vënë nën pranga dy të rinjtë.
Dy 18-vjeçarët me banim në Tiranë, Fiti Kristali, lindur në Greqi, dhe Kristi Çinari, i lindur në Pogradec, ishin kthyer në makithin e farmacistëve në kryeqytet, pasi nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe thikës, kryenin grabitje.
Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi disaditor. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë grabitur me dhunë një farmaci në rrugën e Kavajës, më 25.03.2017, ku kanë marrë një sasi prej 30.000 mijë lekë të vjetra.
Shtetasi Kristi Çinari është shoqëruar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.
Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipër-përmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes
Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. (E.K/SHUPLAKA)