12:53 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LSI takime me strukturat në Mat, Braimllari: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde

15:26 | 08/04/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LSI takime me strukturat në Mat, Braimllari: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar disa takime organizative me strukturat në rrethin e Matit. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari si dhe  deputeti i LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj dhe të tjerë përfaqësues vendot të LSI-së.

Në fjalën e tij përpara anëtarësisë së LSI-së, Endrit Braimllari, theksoi se fokusi i politikës i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë qytetarët dhe politikat duhet të shërbejnë për zhvillimin e vendit. Gjithashtu, Braimllari tha se shqiptarët kanë nevojë për besim e shpresë dhe jo për konflikte të kota.

“Fokusi i politikës sonë, i politikës së Lëvizjes Socialiste për Integrim janë qytetarët. Kjo politikë duhet t’i shërbejë zhvillimit të vendit. Shqipëria nuk ka nevojë për retorika boshe, por ka nevojë për zgjidhje konkrete. Vendi nuk ka nevojë për konflikte, por ka nevojë për shpresë dhe besim”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 Duke folur për situatën politike, Braimllari tha se shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde dhe që çdo vendim të jetë në interes të qytetarëve.

 “Vendimet që merr politika duhet të merren në interes të shqiptarëve, dhe shqiptarët kërkojnë zgjedhje me standarde”, – nënvizoi Braimllari.

Ndërsa deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, duke folur para të pranishmëve u shpreh se zgjedhjet janë pronë e qytetarëve dhe se vota e tyre nuk ka çmim. Spahiu theksoi se LSI do ta rikthejë Fondin Shqiptar të Zhvillimit në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve.

“Zgjedhjet janë një pronë e patjetërsueshme e shqiptarëve dhe vota nuk ka çmim! Hashashi dhe zgjedhjet e lira e te ndershme janë e kundërta e njëra tjetrës. LSI do ta rikthejë Fondin e Zhvillimit, në një fond të vërtetë zhvillimi të të gjithëve! Sepse ne duam zhvillim dhe jo hashash!”, – deklaroi Spahiu. (E.K/SHUPLAKA)

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari
Etiketa: endrit braimllariLSImattakime me strukturat
Pas

Çmenden kinezët, 150 milonë Euro në merkaton e Interit. Emrat që synohet të blihen

Para

Zonjat nga Liverpuli dalin nga “vetja”, alkool dhe çmendurira në ditën e tyre të shënuar (FOTOT)

Para
Zonjat nga Liverpuli dalin nga “vetja”, alkool dhe çmendurira në ditën e tyre të shënuar (FOTOT)

Zonjat nga Liverpuli dalin nga “vetja”, alkool dhe çmendurira në ditën e tyre të shënuar (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit! Berisha: Dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarisë

Shiste doza kokaine në qytetin e Vlorës, arrestohet 17-vjeçari

Shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 milionë lekë në kasafortë, arrestohen dy autorët! E pëson edhe i mituri

Tjetër ngjarje e rëndë në shkolla! Nxënësi ther për vdekje asistenten në Francë

Sulmi me armë në shkollë në Austri! Shkon në 9 numri i të vdekurve, shumica janë nxënës

Një koli plot me euro, kapet 43 vjeçari në portin e Vlorës

Tentoi të vriste kolegun e tij, kirurgu plastik burgoset për jetë në Angli

SPAK publikon listën me kandidatët për kreun e BKH (Emrat)

Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar rritet në nivelin më të lartë katërvjeçar

Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.