Kreu i PDK-së Nard Ndoka parashikon se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta do të heqin dorë nga qeverisja me kryeministrin Edi Rama.
“LSI besoj se do të dale nga qeveria dhe Meta do lërë drejtimin e Kuvendit, Rama do perpiqet të qeverisë me zv/ministra dhe me n/kryetaren e Kuvendit. Një situatë tragjiko-komike, që vetëm Ramës i shkon per shtat dhe per tip!”, shkruan Ndoka.
Ndoka i referohet deklaratave të kreut të Kuvendit Ilir Meta, se koalicionin me PS-në do ta vazhdojë vetëm nëse Rama, krijon një qeveri besimi për opozitën, si edhe deklaratës që nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa opozitën.
Ndoka shprehet se opozita nuk ka ndërmend të hyjë në zgjedhje pa qeveri teknike, kështu që i bën thirrje Ramës të reflektojë para se Meta ta lërë.
REAGIMI I PLOTË I NDOKËS
Rama do mbesë si ‘peshku pa uje’, i vetem, i braktisuri i madh dhe në krizë të thellë politike e morale.
Rama duket i vendosur në ‘trimerinë’ e tij, kundër të gjitheve. Kundër opozitës, kundër institucioneve, kundër aleatëve dhe per çudi edhe kundër vetes!
Tashmë vendi nga një krizë politike, po kalon në krizë të thellë institucionale duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit!
Opozita nuk futet në zgjedhje pa qeveri teknike, por as aleatët strategjikë dhe ata rezerve të Ramës nuk futen në zgjedhje pa opozitën.
LSI besoj se do të dale nga qeveria dhe Meta do lërë drejtimin e Kuvendit, Rama do perpiqet të qeverisë me zv/ministra dhe me n/kryetaren e Kuvendit.
Një situatë tragjiko-komike, që vetëm Ramës i shkon per shtat dhe per tip!
Ka dy rrugë: E para, që Ramën ta lene drejt rënies së lirë drejt humnerës dhe vendit që meriton. E dyta, të gjithë sëbashku në shenjë pergjegjesie per vendin të largojme Ramën me votë në Kuvend, per të krijuar mundesinë që qytetarët ta ndeshkojnë fort me votë në zgjedhje.
Populli kur zhgenjehet, tradhtohet, lëndohet, të godet aq fort me votë sa, shuplakat do ti duken Rames, si gjethe kanabasi.
Janë vetëm pak orë, qe na ndajnë nga marrëzia ose urtësia e klases politike. Të gjithë kanë folur, opozita e ka marrë vendimin e vet, të presim LSI dhe dorëzimin e Ramës sot me një fare dinjiteti, apo nesër i derrmuar totalisht. Une besoj shume, se Rama do të reflektoje dhe do ta kuptoje se nuk mund t’ja dale kundër gjithë ‘botës’!
Habitem me ca vagona rezerve të Ramës, qe po qëndrojne akoma gojëkyçur, në nje kohe qe lokomativa e PS po del nga shinat dhe binarët dhe ato do të kenë të njejtin fat.
Zot ndriçoje mendjen e errësuar të kryeministrit tonë, mos e len me ra në të keq!(D.D/Shuplaka)