Gazetari Flamur Vezaj shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të lartë të policisë Artan Cuku, i cili u sulmua me armë zjarri mbrëmjen e sotme rreth 50 metra larg shtëpisë.
Vezaj e kujton ish-shefin e krimeve si një njeri pozitiv, të komunikueshëm, praktik, profesionist dhe trim.
“Tan Cuku, i sherbeu komunitetit per 16 vjet! Zbuloi shume ngjarje te renda kriminale e arrestoi qindra persona me rrezikshmeri te larte shoqerore!
U perplase per shkak te detyres me shume pushtetare, zyrtare, “banda” e kriminel te rrezikshem, me te cilet asnjehere nuk u be pale!
Pas 16 vitesh sherbim ne Policine e Shtetit, me ndryshimin e pushtetit ne Shqiperi (siç ndodh rendomt) ai dhe rreth 31 drejtues te tjere Policie, brenda dites u hodhen ne rruge! Po po ne rruge duke ia dhene te vetmen te drejte qe shkarkimin ta ankimojne ne Gjykate, ku shumica prej tyre dolen fitues dhe me te drejten per t’u rikthyer ne polici! Por vendimet e tyre nuk jane te zbatueshem per pusht-etaret qe duan zbatimin e reformes ne drejtesi! Shef Tani, ne kujtimet e mia do mbetesh njeri pozitiv, i komunikueshem, praktike, profesioniste dhe trim! Gjths uroj qe autoret te kapen sa me shpejt dhe familjes se shef Tanit, Zoti i dhasht force te perballojne dhimbjen! Zoti te pranofte ne xhenet inshAllah o shef Tani!”, shkruan Vezaj.
Artan Cuku u qëllua sot me armë zjarri, rreth 50 metra larg shtëpisë gjatë rrugës së kthimit. Përpara ngjarjes, mësohet se ish-shefi i krimeve ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët, mirëpo ndërsa këta u ngjitën lart në banesë, kryefamiljari ndaloi në një dyqan. Gjatë kthimit në shtëpi, atij iu mor jeta në mënyrë të padrejtë nga dy persona me motor, të cilët e qëlluan me armë zjarri. (D.D/Shuplaka)