Dashi
Nën presionin e Plutonit dhe Uranit, e diela do të jetë mjaft e ngarkuar. Do të ketë zhvillime interesante, lidhur me çfarë ju rrethon. Këshillohet që gjatë gjithë ditës të veproni në mënyrë sa më diplomatike. Ju që jeni në cift bëni mirë të gjeni hapësira edhe për partnerin/en apo familjarët. Shëndeti i mirë.
Demi
Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës. Parashikohet një periudhë e shkëlqyer me mundësi shumë të mira në punë dhe në dashuri. Yjet ju këshillojnë që të zgjidhni rrugën më të mirë për të ndjekur, duke lënë mënjanë euforinë e momentit. Shëndeti dhe financat në gjendjen e tyre më të mirë.
Binjakët
Ditën e dielë do e nisni me këmbën e mbarë. Energjia është e mjaftueshme, po ashtu dhe dëshira për të vepruar në mënyrën e duhur me gjërat që keni në program. Megjithatë këshillohet që të keni durim dhe të dini të prisni. Ata që janë vetëm do kenë një ditë rutinë dhe nuk pritet ndonjë gjë interesante
Gaforrja
Për shumë prej jush, kjo e dielë do të nisë më së miri, në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Uranit. Megjithatë ajo që këshillohet për ju është që të mos nxitoheni për asgjë. Analizoni mirë detajet dhe pasojat para se të veproni. Beqarët do preferojnë ta kalojnë kohën e tyre me miqtë duke mos e ndjerë aspak mungesën e dashurisë.
Luani
Kjo është një ditë e mbushur me momente të bukura si dhe kulme lumturie. Megjithatë ndonjë situatë e papritur do ua prishë humorin. Por situata do të përmirësohet sërish në sajë të ndikimit të Saturnit. Mjafton që të ruani qetësinë në çdo të papritur që mund t’ju dalë përpara dhe gjithçka do ecë më së miri.
Virgjëresha
Do të ketë të reja të rëndësishme në fushën personale, me miqësi dhe kolegë të rinj në punë. Do të gjeni shumë të përbashkëta me persona inteligjentë, por që do e kenë karakterin pak të vështirë. Këshillohet që të mos u jepni mundësi personave që nuk e meritojnë, por shmangini.
Peshorja
Dita e fundit e javës do të nisë në mënyrë të mrekullueshme. Do të merrni një pozicion shumë të favorshëm në aktivitetet në përgjithësi. Si gjendja mendore dhe ajo fizike do ju përgjigjen, ndaj mos hiqni dorë nga asgjë me të cilën do përballeni. Financat do përballen me disa probleme të vogla, por do dini si t’i kaloni.
Akrepi
Do të jeni shumë të ngarkuar emocionalisht dhe nuk do rezultoni shumë të frytshëm. Ndikimi i Mërkurit do ju mbajë në ankth dhe harmonia e ditëve të lëna pas do të zëvendësohet nga pesimizmi. Edhe në planin financiar bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi në të kundërt do vuani pasojat.
Shigjetari
Gjatë kësaj të diele do të keni Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj, të cilët do të plotësojnë çdo dëshirë tuajën. Këshillohet që të hidhni hapin e parë, pasi dikush që e keni përzemër me zi pret që të bëni diçka të tillë, për të nisur një raport unik. Çiftet do kenë një ditë të mbushur me momente të lumtura në prani të njeriut të zemrës.
Bricjapi
E diela do të jetë me ritme të qeta. Saturni, Urani dhe Venusi do ju ndihmojnë që të bëni zgjedhjet e duhura dhe do ju ruajnë nga çdo problem. Ata që janë në çift bëjnë mirë të organizojnë ndonjë udhëtim të shkurtër, ndërsa beqarët do ja dedikojnë kohën e tyre të lirë familjarëve.
Ujori
Kjo periudhë është më se e mirë. Do t’iu duhet vetëm të lini pas shpine gjërat e panevojshme dhe të përqendroheni në domosdoshmëritë. Nisuni gradualisht, por me vendosmëri deri sa të realizoni synimin tuaj. kujdes me financat pasi parashikohet që të përballen me probleme të njëpasnjëshme.
Peshqit
Dita do të jetë në ujëra neutrale, me ndryshime jo gjithmonë të pranueshme në nivelin personal. Shumë prej jush që janë në çift do të ndihen të vlerësuar dhe të admiruar. Edhe për ata që janë vetëm parashikohen disa takime interesante që do i bëjnë të përjetojnë momente të bukura. Tregohuni pak më të kujdesshëm me shëndetin