Mbi 10.000 qytetarë raportohet të jenë ngritur në protestë së fundmi kundër Presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Për të pestën ditë rradhazi, ata kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit serb.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë sindikata të ndryshme dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilët kërkojë rrëzimin e Qeverisë.
Protestuesit shprehen se Aleksandar Vuçiç është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar. Ata janë kundër fitores së tij në zgjedhjet e 2 prillit.
(XH.A/SHUPLAKA)