Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë takimit me të rinjtë ka theksuar se Shqipëria nuk nevojë për deputetë me rekorde kriminale në pralament.
“Nuk ka nevojë Shqipëria për deputetë me rekorde kriminale. Nuk ka nevojë që vijnë vetëm tendera, apo që t’i vënë gjoba qeverisë dhe parlamentit. Faleminderti shumë dhe përshëndes të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre. Suksese në provime.” u shpreh Ilir Meta.
Po kështu fjatë fjalës së tij Meta vuri theksin dhe te reforma në arsim.
“Për ne si LRI, synimi ynë ka qenë dhe mbetet arsim cilësor për të rinj të arsimur dhe familje të shëndetshme. Kjo është koha juaj, është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. E atyre që dinë të mbajnë gjallë shpresën, është koha për të goditur apatinë dhe mosbesimin, për t’u dhënë një shans shqiptarëve.
Ndërsa politikanët zihen dhe shahen dhe harxhojnë energji të pashtershme me retorikat e tyre boshe, prindërit tanë u duhet të përballen me kostot e jetesës. Ne na duhet një parlament që të përfaqësojë shqiptarët dhe jo koncesionet, klanet e kapura. Të rinjtë shqiptarë kërkojnë një shans që të vendosin, është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Lum kush e dëgjon dhe reflekton se zgjedhjet e lira nuk duhet të lejohen të bëhen kurban në këtë vend.
Ndaj jemi sot më të vendosur se kurrë që vendin ta cojmë drejt zgjedhjeve të lira e të gjithëpranuara dhe kurrsesi drejt zgjedhjeve arrogante dhe arbitrare. Demokracia nuk duhet të jetë “one man show”, por një shans për të gjithë.”, deklaroi ndër të tjera në takimin me të rinjtë, Ilir Meta. (J.V/Shuplaka)