Kryeopozitari Basha është përgjigjur kryeministrit Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale për deklaratat e tij për çadrën dhe 50-ditët e qëndresës në bulevard.
Basha ka shkruar se Rama duhet të heqë dorë nga kërcënimet dhe ndasitë duke i thënë po ashtu se ai është me njerëzit e thjeshtë ndërsa Rama me kriminelët që e mbajnë në pushtet.
“Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin”,- ka shkruar Basha.
POSTIMI:
Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:
Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira#RepublikaeRe (M.D/ Shuplaka)