Dashi
Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Yjet do ju mundësojnë një lidhje fantastike dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk do jenë shumë të vendosur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë të bëni edhe investime afatgjata.
Demi
Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund të rikthehet si më parë. Beqarët do kenë shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort. Në planin financiar ka ardhur koha të vendosni ekuilibër sa më parë sepse përndryshe situata do përkeqësohet.
Binjakët
Yjet do ju mbështesin tej mase gjatë kësaj dite dhe gjërat mes jush dhe atij që keni në krah do ecin për mrekulli. Beqarët jo vetëm që do kenë njohje interesante, por në jetën e tyre pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezikshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.
Gaforrja
Ditë shumë e vështirë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Beqarët nuk do jetë e nevojshme të bëjnë asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhë natyrshëm. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimistë dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.
Luani
Ditë mjaft dinamike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do kaloni plot çaste të lumtura pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të veprojnë pasi në të kundërt mund të lëndohen. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq.
Virgjëresha
Ditë pasive do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Herë pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Beqarët nuk do duan të bëjnë aspak ndryshime sepse edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli. Nuk do jeni aspak seriozë me menaxhimin e financave dhe gjendja ka rrezik të përkeqësohet edhe më tepër. Asgjë nuk do jetë më si më parë.
Peshorja
Nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj sot dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe probleme. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me aventura dhe emocione. Bëjnë mirë ta shfrytëzojnë në maksimum sepse nuk do ketë më të tilla ditë. Financat do jenë të kënaqshme kështu që përfitoni nga momenti për të bërë edhe ndonjë investim më shumë.
Akrepi
Asgjë nuk do ecë mirë sot mes jush dhe atij që keni në krah. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Beqarët nuk duhet të joshin dikë me gënjeshtra sepse gjithçka që ata do bëjnë do jetë në dëm të tyre. Me shpenzimet mundohuni të jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund të shlyeni edhe ndonjë borxh.
Shigjetari
Edhe pse mund të keni probleme në jetën tuaj ne çift, nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni sot. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet. Beqarët do jenë të përkushtuar ndaj një projekti të rëndësishëm dhe nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Për financa më të mira duhet patjetër të limitoni në maksimum shpenzimet.
Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase gjatë kësaj dite. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Beqarët do marrin shumë ftesa, por asnjeri nuk do mund t’ua ndryshojë mendjen për të filluar një lidhje. Do ndiheni si të përhumbur në sektorin e financave sepse gjendja me të vërtetë që do jetë goxha problematike dhe delikate.
Ujori
Edhe pse në një lidhje sot do ndiheni shumë vetëm ju të dashuruarit. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme të partnerit. Beqarët duhet të tregohen më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do i joshin do jenë ashtu si duken në pamje të parë. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë në mënyrë që në një moment mos të mbeteni keq.
Peshqit
Nëse keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj sot, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni problemet serioze. Beqarët më në fund do realizojnë një takim interesant dhe mjaft serioz. Për ta çdo gjë do ndryshojë tashmë. Me shpenzimet tregohuni sa më të moderuar që të mundeni dhe nuk ka për t’iu ndodhur asgjë e keqe.