Ditën e sotme skadon dhe afati i regjistrimit të partive në zgjedhjet e Qershorit. Ndërkohë që secila nga tre partitë më të mëdha në vend ka dyshimet e veta mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Kryeministri Rama nuk lëviz nga data 18 qershor, kreu i opozitës Basha nga ana e tij deklaron se në 187 qershor nuk ka zgjedhje me këtë qeveri dhe LSI që deklaron se nuk ka zgjedhje pa opozitën.
Kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga moderatori Edi Oga i cili shkruan se në fund të gjithë kësaj dikush duhet ta dredhë nga fjala e tij.
‘’Quiz:
- Ed Rama – Në 18 Qershor ka zgjedhje!
● Lul Basha – Në 18 Qershor nuk futemi në zgjedhje!
● Lir Meta – Nëse në 18 Qershor nuk futet PD, nuk futet as LSI!
Cili nga këta do ta dredhë ?’’, shkruan moderatori Oga.
Për të marrë përgjigjen e këtij kuizi mesa duket duhet të presim edhe pak ditë, pasi ende palët qëndrojnë mjaft të polarizuara në qëndrimet e tyre. (E.K/SHUPLAKA)