Nuk ndodh shpesh po Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë puthur mes të rinjve të LRI-së. Dje ka qenë një ditë e veçantë për LSI-në dhe deputeten Monika Kryemadhin. Ajo kishte datën e saj të lindjes dhe surprizat e të rinjve të LRI-së nuk kanë munguar.
Urimet kanë nisur që nga organizimi i ‘Takimit me rininë’ në Pallatin e Sporteve ‘Asllan Rusi’ për të vijuar më pas deri vonë pas mesnate.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe gazetarë dhe njerëz të medias. Nuk ka munguar as një puthje me bashkëshortin e saj dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Në dëshirën e saj kur fryu qirinjtë e tortën Monika ka pasur një urim të vetëm ‘’LSI forcë e parë’’.
Ajo që të bie në sy nga momentet e festimit është energjia e pareshtur e të pranishmëve dhe sidomos e të rinjve të LSI-së.
Po nuk mungon as një kërcim i ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili. (E.K/SHUPLAKA)