Protesta e sotme e opozitës është karakterizuar dhe nga një incident i vogël mund të themi. Drejt fundit të saj ka qenë një kapsolle e hedhur në drejtim të kryeministrisë ajo që ka tërhequr vëmendjen.
Ka qenë vetë Basha ai që e ka komentuar situatën, duke thënë se nëse je nga tanët shëndet.
“S’ka nevojë për teshtima. Nuk na trembin teshtimat e qeverisë. Nëse je nga tanët shëndet e mos e bëj më, nëse nuk je, plaç dhe mbylle”, tha Basha.
Nga ana tjetër vetë opozita e ka vendosur theksin e saj te protesta paqësore.
‘’Protesta jonë është një shërbim që iu bëhet qytetarëve, një atdhedashuri më e kulluar, ndaj është edhe një lëvizje paqësoe, jo vetëm që një lule nuk është prishur po lulet po lulkëzojnë më shumë se kudo’’, tha Basha gjatë protestës së sotme. (E.K/SHUPLAKA)