Kreu i Qeverisë Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së. Ai foli me nota më të qeta për dialog mes palëve.
Kryeministri tha se qeveri teknike nuk mund të ketë por opozita do të marrë të gjitha garancitë për zgjedhjet.
‘’Por dhe pasi Shqipëria dhe shqiptarët presin. Procesi i Vettingut është jetik për fatet e vendit. Është e rëndësishme të dialogojmë së bashku me opozitën, po edhe pa vënë kushte për të gjetur zgjidhje, për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese, jo vetëm për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria europiane pa drejtësi europiane nuk mund të ketë, Shqipëri europiane me kërcënime dhe ultimatume nuk mund të ketë.
Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi dhe detyrat qeverisëse përgjegjësi, dhe nga kjo përgjegjësi nuk mund të heqim dorë, pasi jemi mandatuar nga populli. Çdo gjë për shqetësimet e Kodit Zgjedhor që mund të ketë opozita dhe çdo garanci psikologjike ne jemi të hapur ta pranojmë, për këtë duhet të ulemi e ta pranojmë.
Faleminderit që më dhatë një lajm që nuk e kisha. Zgjedhjet janë të popullit nuk janë të partive, politikanët mund të regjistrohen dhe nuk mund të regjistrohen. Ne nuk mund ti themi populllit të mos shkojë të votoj’’, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër gjatë ditës së nesërme pritet një mbledhje jo e zakonshme e Kuvendit për votimin e ligjeve të Vettingut. (E.K/SHUPLAKA)