Një tentativë grabitje është shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku pre ka rënë një shtetas 50-vjeçar. Mësohet se i sulmuari B. D. 50 vjeç, nuk i ka ndaluar autorëve por është larguar me mjetin e tij tip “Benz”.
Bëhet e ditur se në ikje e sipër, ata kanë qëlluar me armë automjetin në pjesën e përparme të mjetit, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Nga të dhënat e deritanishme, flitet se grabitësit kishin ngatërruar shënjestër.
(XH.A/SHUPLAKA)