Dhjetëra mijëra hungarezë protestuan në qendër të Budapestit të dielën kundër ndryshimeve të reja në legjislacion që mund të sjellë mbylljen e Universitetin Qendror Evropian, një shkollë e themeluar nga Xhorxh Soros.
Projektligji i miratuar në parlament nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, parashikon një sërë kushtesh të reja të cilat duken se kanë në shenjestër univerisitetin.
Projekt-ligji është kritikuar nga akademikë në mbarë botën si dhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian.
Universiteti është renditur në mesin e 200 universiteteve më të mirë në botë por qeveria kërkon që të vërë disa kushte të reja në të cilat universiteti duhet të operojë, e që kanë sjellë zemëratën e botës akademike dhe studentore.
Protestuesit në Budapest po i kërkojnë presidentit hungarez János Áder mos ta kalojë ligjin, raporton The Guardian.
Xhorxh Soros ka një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Orban, mbështetës i madh i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka akuzuar Soros se po kërkon një rol në politikën hungareze dhe ka fluksin e emigrantëve që kalojnë nëpër Europë.
Viktor Orban fitoi një bursë të sponsorizuar nga Soros për të studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe bashkë kanë qënë aleatë pas rënies së komunizmit në Hungari në vitin 1989. (M.D/ Shuplaka)