Gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala ka treguar sot të tjera detaje nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë në dorë dosjen e atentatit të dy ditëve më parë ku u ekzekutua ish-kryepolici Artan Cuku.
Sipas Lalës, identikiti i vrasësit tashmë është i qartë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, madje ata po shpresojnë të arrijnë tek ai përmes gjurmëve, apo përmes ndonjë “gabimi” që mund të ketë bërë në momentin kur priste Cukën në hyrje të pallatit, por edhe ditët e tjera kur mund ta ketë ruajtur.
Duke iu referuar rrëfimit të administratores së pallatit, Lala shton se kjo e fundit e ka parë vrasësin, jo vetëm në hyrje të pallatit, por edhe në një kafe aty pranë.
“Këto janë ngjarje të vështira për tu zbardhur. Prokuroria shpreson që ai të ketë bërë gabime, të ketë lënë gjurmë diku. Pra, të jetë shfaqur me fytyrë jo vetëm atë ditë, por edhe ditë të tjera. Adminstratorja e pallatit thotë se është përballur me të, ka biseduar. Ajo thotë që e ka parë edhe ditë të tjera, madje e ka parë të ulur në kafe”,- siç sqaroi Lala. (M.D/ Shuplaka)