Një trup i pajetë është gjendur në fshatin Zues në Shkodër pasditen e sotme.
Trupi është gjetur në lumin e Bunës nga kalimtarët në fshatin Zues të cilët kanë njoftuar policinë por ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe si ka përfunduar në ujërat e lumit.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e trupit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.D/ Shuplaka)