Prezantuesi i emisionit “Procesi Sportiv” Eduart Manushi, pasditen e sotme e ka kaluar me anëtarë të të rinjve të Partisë Socialiste.
Ka qenë kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, ai që ka publikuar një fotografi ku moderatori i njohur shihet krah tij, ministrit Bledi Klosi dhe freshistëve. “Me ekipin e Beratit”, shkruan Hysko. Të jetë bashkuar me ta edhe Manushi? Ndoshta jo në forumin rinor edhe për shkak të moshës, por padyshim moderatori duket të jetë një mbështetës i tyre. (D.D/Shuplaka)