Kryeministri Edi Rama, i cili mbrëmjen e sotme është i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në një moment teksa bisedonte me gazetarin për votimin elektronik.
“Të thush që zgjedhjet do bëhen me votim elektronik është njëlloj si të thuash që zgjedhjet do të zhvillohen në hënë, nuk ia plotësojmë dot, në 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet.
O Babaramo, certifikatat jepen në njësinë administrative, ka 5000 e 500 gjëra votimi. Nuk bëhet dot, është fizikisht e pamundur.”, tha fillimisht Rama.
Mirëpo ndërsa Babaramo këmbëngulte të dinte arsyet përse një procedurë e tillë është e pamundur, Rama nuk e mbajti dot veten dhe e kaloi diskutimin në batuta.
Rama: Do na biesh edhe ti ca pula këtu se ishim te Ylli Rakipi dhe na solli ca pula… Ky është muhabet rakie tani, na sill ca pula këtu t’i pjekim dhe pastaj vazhdojmë muhabetin. Na sjell ca pula këtu.
Babaramo: Se kuptoj pse Pula?! Nuk ëhstë as në shijet e mia. Të qëndrojmë te negociatat
Rama: Nuk kam asnjë gjë që nuk negociohet për sa kohë që janë në dorën tonë. Dy janë të panegociueshme. E para mandati i zgjedhjeve, e dyta data e zgjedhjeve. (D.D/Shuplaka)