Kreu i PBDNJ Vangjel Dule nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se situata para zgjedhjeve është një krizë e cila vë në rrezik serioz demokracinë e vendit.
Në postimin e tij në Twitter Dule ka shkruan:
“Gjysma e spektrit politik e paregjistruar! Gjysma e gjysmës tjetër është e deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje farse!
Më tej Dule ka vijuar duke thënë se situata parazgjedhore është një alarm për demokracinë.
Disa minuta më vonë në një postim tjetër, Vangjel Dule ka shkruajtur:
“Qëndresa për votën e lirë mbetet e vetmja shpresë, në një kohë që Rama synon të vrasë me çfarë mundet, vetë shpresën, përpara fundit!”
Vangjel Dule dhe PBDNJ janë prej kohësh pjesë e iniciativës së opozitës së bashkuar për zgjedhje të lira. Dule, në kohën kur opozita ishte ende në parlament rreshtohej ndër kritikuesit më të mëdhenj të Ramës dhe qeverisë aktuale. (M.D/ Shuplaka)