Avokati Altin Goxhaj përkujton një protestë të vitit 2015, kur ai dhe të tjerë aktivistë, të cilët u mblodhën para sallës VIP në Aeroport, për të ndaluar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në SHBA.
Këtë prostestë, Goxhaj e përkujton me nostalgji dhe shprehet se ajo është protesta e parë në Shqipëri, pro presidentit Donald Trump.
Goxhaj në reagimin e tij, përdor edhe rubrikën “AMARCORD” duke e huazuar atë nga Edi Rama.
“AMARCORD
Protesta e parë ProTrump në Shqipëri. (TV-të e censuruan kuptohet)
Si sot një vit më parë, para se Rama të shkonte të linte nam për të zezë të vetë me urdhër të Soros në CNN kundër Trump.
Ia thamë, ia thamë, po kujt ia thamë! Ai për të zezë të vetë dhe të mirën tonë shkoi la namin përkatës”, shkruan Goxhaj. (D.D/Shuplaka)