05:26 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Xhafaj takim me Interforze-n italine: Urgjente, nevoja e nisjes së operacioneve në luftën kundër kanabisit

11:01 | 11/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Tahiri dorëzon detyrën

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me draft opinionin final te Komisionit te Venecias per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a press conference, where he commented on the draft final opinion of the Venice Commission on judicial reform.

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj priti një delegacion të kryesuar nga Gjeneral Gennaro Capoluongo, Drejtor i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë italiane, zv/Drejtorin e Shërbimit të bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane, Kolonel Sandro De Angelis, Drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse INTERFORZE, Giovanni Conti si dhe Drejtuesin e Misionit PAMECA IV, Giorgio Butini.

Në takimin me ta, Xhafaj parashtroi prioritetet e detyrës së tij dhe falënderoi palën italiane për kontributin e vazhdueshëm të dhënë në Shqipëri, veçanërisht mbështetjen ndaj strukturave të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërsa Gjeneral Capoluongo vlerësoi pozitivisht prioritetet e prezantuara dhe bashkëpunimin shumë të mirë që ka pasur në këto vitet e fundit me autoritetet shqiptare.

Ai, ritheksoi se Italia do ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për përmbushjen e angazhimeve, të cilat janë me interes të përbashkët.

Capoluongo shprehu gadishmërinë edhe për organizimin e trajnimeve të përbashkëta në nivel ekspertësh nga pala italiane, me qëllim rritjen e profesionalizmit në kryerjen e hetimeve nga ana e Policisë së Shtetit me standartet më të larta evropiane.

Ministri i Drejtësisë, Xhafaj theksoi nevojën urgjente të nisjes së operacioneve të përbashkëta në luftën kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e Shqipërisë si dhe për goditjen e grupeve kriminale në këtë fazë.

Në këtë takim u diskutua nevoja për intesifikimin e shkëmbimet të informacionit në kohë reale dhe pjesëmarrja në hetime të përbashkëta, në mënyrë që lufta kundër kriminalitetit të jetë sa më efikase dhe e koordinuar. Në takimin mes tyre u shpreh vullneti për konkretizimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Fatmir XhafajInterforzekanabisitakim
Pas

“11 Pridh, ngordhi një vampir, atdhevrasësi, atdheshkatërruesi më i ndyrë që ka njohur bota, krimbi që u fsheh nën gur“

Para

‘’Na vjen turp të dalim përpara njerëzve’’, çfarë e nxiti deputetin socialist të ‘shpërthente’ në mbledhjen e PS-së

Para
‘’Na vjen turp të dalim përpara njerëzve’’, çfarë e nxiti deputetin socialist të ‘shpërthente’ në mbledhjen e PS-së

‘’Na vjen turp të dalim përpara njerëzve’’, çfarë e nxiti deputetin socialist të ‘shpërthente’ në mbledhjen e PS-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.