Kryeminstri Edi Rama bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin do të zhvillojnë një takim, në formën e një mitingu me të rinjtë, që janë votues për herë të parë. Ky takim do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ditën e enjte në orën 17:30. Ky takim mbahet nën moton “Për Shqipërinë që Duam”.
“Do votosh per here te pare ne 18 Qershor? Do vendosesh ti për shqipërinë që duam. Merr shoket/ shoqet dhe takohemi te enjten ne 17:30 te Sheshi Skenderbej me Edi Ramen”, shkruan Saimir Tahiri. (J.V/Shuplaka)