Kryebashkiaku Erion Veliaj i jep pronarit të medieve Carlo Bollino mbi 24 milionë lekë për një festival 4 netësh, mbajtur në bunkerin që ka kuruar vetë, në periferi të Tiranës.
Paratë, saktësisht 2.496.000 lekë të reja janë derdhur në llogarinë e Qendrës ”Ura”, me zërin ”Shpenzime për të tjera materiale dhe shërbime operative”, me përshkrimin ”Likujdim projekti kulturor Folk&Rock in the Bunk”, siç shihet te të dhënat marrë nga ”Open Data”.
Nga informacioni që merret në webin dedikuar dy projekteve të bunkerëve, të cilët i ka kuruar Bollino, mësohet se festivali i rrokut ka zgjatur 4 netë dhe është realizuar në janar ku kanë kënduar artistët Elton Deda, ”Asgjë sikur Dielli”, Erjon Zaloshnja & RockStock Band, Static Air etj.
”Qendra Ura” para një viti ka marrë në administrim BunkArtin, i cili u shndërrua në 2014-ën nga bunker për mbrojtjen atomike në muze artistik. Vetë stafi shkruan për projektin se ideator dhe kurator i përgjithshëm është Carlo Bollino:
”Projekti “BUNK’ART” ka filluar në nëntor të vitit 2014, me hapjen për publikun të BUNK’ART 1, ekspozita video muzeale e ngritur brenda bunkerit atomike të diktatorit Enver Hoxha në periferi të Tiranës dhe vazhdoi me hapjen në 19 nëntor 2016 të BUNK’ART 2 në qendër të kryeqytetit. Ideator dhe kurator i përgjithshëm i projektit BUNK’ART është gazetari italian Carlo Bollino, ndërsa stafi i kërkimeve historike udhëhiqet nga gazetarja Admirina Peçi. Projekti BUNK’ART është mbështetur nga OJF shqiptare “Qendra Ura”.
Nuk dihet se si janë shpërndarë te artistët paratë e marra nga bashkia, të cilët padyshim që do kenë dhënë maksimumin e tyre por nuk dihet as pse është pikërisht Qendra Ura, administratorja e bunkerit, që realizon këtë festival. A e ka zbritur nga llogaria Bashkia e Tiranës qiranë e sallës, e cila në këtë rast nuk ka se si të llogaritet?! A mendojnë ekspertët e bashkisë që mund të ketë OJF të tjera të interesuara për zhvillimin e këtyre festivaleve?! A e kanë llogaritur në ofertën më të ulët që ”Qendra Ura” u ka paraqitur se nuk duhej përcaktuar fituesi vetëm nga çmimi më i ulët, sidomos kur qiraja e sallës nuk është përfshirë?! A ka konflikt interesi në këtë projekt kulturor?! /SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1557″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]