03:33 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vasili pret homologun gjerman: Reforma në Drejtësi proces në vazhdim

14:20 | 11/04/2017
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili pret homologun gjerman: Reforma në Drejtësi proces në vazhdim

Ministri i Drejtësisë,Petrit Vasili ka pritur sot në një takim Ministrin e Shtetit për Drejtësinë të Landit të Bavarisë, Winfried Bausback, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në nisje të takimit, Ministri Vasili ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Gjermaninë në mjaft sektorë dhe fusha më rëndësi, ndërsa theksoi se vijimi i kësaj mbështetje do të ishte një premisë mjaft pozitive drejt arritjes së standardeve më të mira për Shqipërinë.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në përgjithësi dhe veçanërisht atyre në sistemin e drejtësisë, Z. Vasili e ka konsideruar mjaft të duhur momentin e zhvillimit të kësaj vizite, duke e vlerësuar atë si një hap të mëtejshëm drejt konsolidimit të partneritetit në të ardhmen.

Lidhur me stadin aktual të reformës në drejtësi, Ministri Vasili u shpreh se ajo ndodhet në një periudhë tranzicioni, të ndikuar edhe nga zhvillimet politike.

“Reforma në drejtësi mbetet një proces në vazhdimësi dhe padyshim që përmirësimi i kulturës së komunikimit politik do të kishte një impakt mjaft pozitiv në ecurinë e mëtejshme dhe të shpejtë të saj. Ministria e Drejtësisë do ta mbështesë procesin dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që Kushtetuta ia lejon”, u shpreh ndër të tjera Ministri Vasili.

Ndërkohë, z. Bausback shprehu vullnetin pozitiv që vendi ynë të mund ta konkretizojë me sukses këtë sfidë madhore.  

“Uroj që Shqipëria të zhvillohet me ritme të shpejta dhe një parakusht për këtë qëllim është edhe ndërtimi i një sistemi drejtësie të konsoliduar, i cili do të garantonte efektivitet në sektorët më jetikë të vendit, sidomos në fushën e investimeve”, u shpreh Ministri Bausback.

Ministrat Vasili dhe Bausback kanë ndarë sëbashku idetë rreth përballjes me disa sfida madhore që kërcënojnë rendin dhe sigurinë në të dyja vendet, sikurse narkotrafiku, krimi i organizuar, ai kibernetik etj; si dhe mundësitë e luftës kundër tyre, me qëllimin final forcimin e shtetit ligjor.

 

Etiketa: homologu gjermanministri i drejtesisepetrit vasilivasili
Pas

Erion Veliaj i jep Carlo Bollinos 24 milionë lekë për festival në bunkerin që administron vetë (DETAJET)

Para

Çmimi i benzinës në stratosferë, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta europiane

Para
Çmimi i benzinës në stratosferë, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta europiane

Çmimi i benzinës në stratosferë, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta europiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.