14:45 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LSI braktis PS-në, shkarkohet Kryetari i Qarkut në Vlorë: Sjellje arrogante

14:32 | 11/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LSI braktis PS-në, shkarkohet Kryetari i Qarkut në Vlorë: Sjellje arrogante

Është shkarkuar Kreu i Këshillit të Qarkut në Vlorë, Sadrit Danaj. LSI ka braktisur këtë mbledhje duke thënë se vendimi për shkarkimin e Danajt nuk ishte konsultuar me ta si aleatë. Në total për shkarkimin e Danajt kanë votuar 15 këshilltarë. 

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak në Vlorë kanë shprehur rezerva për procedurën e ndjekur. Këshilltarët e LSI thanë se nuk janë njohur me kërkesën për mocion.

“LSI nuk bëhet pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Nuk ka rëndësi emrat për të cilët diskutohet, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Ne nuk bëhemi pjese e një sjellje arrogante”,- janë shprehur gjatë mbledhjes Këshilltarët e LSI.

Një tjetër kritikë e LSI për procesin lidhej me faktin se këshilltarët nuk janë njohur me dokumentacionin e plotë të mbledhjes. “Materiali ka ardhur jashtë rendit të ditës dhe nuk është respektuar rregullorja”,- tha përfaqësuesit e LSI në Këshillin Bashkiak. Në këtë situatë, përfaqësuesit e LSI kanë thënë se mocioni për votëbesim duhet të bëhet mbledhjen radhës ose në të kundër do të braktisin mbledhjen e sotme.

Gjatë ditës së sotme mbledhja Këshillit të Qarkut të Vlorës është shqoqëruar me debate të shumta.

Në nisje të kësaj mbledhje, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne ëmër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si mbështetës i Koço Kokëdhimës.

Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku Sidrit Danajt.

Kryetari i qarkut ka qenë propozim i ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Duhet thënë se vazhdimisht strukturat në Vlorë janë përfshirë nga debatet dhe ndikimet e qarqeve të ndryshme.

Nga ana tjetër prej dy ditësh mësohet se Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto janë vendosur në qytetin e Vlorës.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga Koço Kokëdhima. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1558″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: debatetkreu i qarkutvlore
Pas

Çmimi i benzinës në stratosferë, Shqipëria ndër vendet më të shtrenjta europiane

Para

Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Para
Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.