Kryeministri Rama ka postuar një video në internet ku tregon se janë mbi 38-mijë vende të lira pune. Por nuk kanë munguar komentet e shumta të njerëzve që nuk e kanë një punë.
Një nga këto ka qenë një mësuese e cila prej dy vitesh është e papunë edhe pse nga pikët e portalit është renditur lart.
Ajo i ka quajtur pseudoreforma tentativat për ndryshime në arsim duke thënë po ashtu se drejtoria arsimore e ka lënë në rrugë dhe pa përkrahje. (M.D/ Shuplaka)