22:55 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shkarkimi i Kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë, anëtari i LSI-së: Nuk u bëmë pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë

17:17 | 11/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi i Kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë, anëtari i LSI-së: Nuk u bëmë pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë

Për shkarkimin e Kreut të Këshillit të Qarkut në Vlorë, Sadrit Danaj LSI braktisi këtë mbledhje duke thënë se vendimi për shkarkimin e Danajt nuk ishte konsultuar me ta si aleatë. Në total për shkarkimin e Danajt kanë votuar 15 këshilltarë. 

Por për këtë vendim ka reaguar edhe anëtarit të LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë  Adi Sulçaj p♪7r këtë shkarkim të Kryetarit të Këshillit. 

Anëtari i LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë Adi Sulçaj, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës për Shkarkimin e Kryetarit të Këshillit,  Sadrit Danaj.

I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marrë dhe largimin e anëtarëve të LSI-së nga mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sulçaj theksoi se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të njihet me materialin e paraqitur në mbledhjen e këshillit dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi që cenon rregulloren e institucionit.

“Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë. Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t’u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave. Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë”,  tha z. Sulçaj. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: LSIshkarkimi
Pas

Historike/ Shqipëria mund Greqinë në minutën e fundit

Para

Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë (VIDEO)

Para
Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë (VIDEO)

Festa e çmendur e vajzave kuqezi, greket qajnë në fushë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

S’ka rinumërim për Shkodrën, KAS rrëzon një tjetër ankimim të opozitës, zbulon si u tjetërsuan votat brenda PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.