Ministri i Jashtëm, Dimtir Bushati ka zhvilluarsot një intervistë për “France24English”.
Ai gjithashtu ka folur edhe për situatën në Maqedoni. Lidhur me opozitën në Tiranë, Bushati ka thënë se PD-ja dhe opozita shqiptare nuk ka lidhje me qarqet ruse.
Pjesë nga intervista:
Fr24: BE-ja beson se në rajon dhe në Shqipëri influenca ruse po rritet dhe duket se partia opozitare gjithashtu mbështet anën ruse. Pavarësisht kësaj, a ekziston ndonjë problem me ndërhyrjen e SHBA-së dhe BE-së në reforma madhore? Ku qëndron Shqipëria, sepse duket padyshim që keni një ndarje midis Shqipërisë pro BE-së dhe asaj pjese më pak pro BE-së, e cila dëshiron të ketë gjithashtu një influencë ruse në vend.
DITMIR BUSHATI. Nuk besoj se po ballafaqohemi me një ndarje në vend në lidhje me orientimin e tij. Ekziston një rezistencë politike që vjen prej disa segmenteve të jetës politike në Shqipëri, si edhe nga segmente të pushtetit gjyqësor që preferojnë këtë status quo. Kështu që unë nuk do të lidhja automatikisht këtë me influencat e të ashtuquajturve aktorë të tretë. Qeveria jonë dhe shumica jonë parlamentare është e vendosur të vijojë drejt rrugës së BE-së me procesin e reformës, sepse në rastin tonë procesi i anëtarësimit në BE është ngushtësisht i lidhur me cilësinë e procesit të reformës. Duke zbatuar reformën në drejtësi do të jemi në një pozitë shumë të mirë kur të ulemi rreth tryezës së anëtarësimit. (M.D/ Shuplaka)