06:01 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë: Pavarësisht kush është në pushtet, në Shqipëri vazhdon sistemi i lypjes dhe shteti vazhdon jodinjitoz!

20:35 | 11/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidaturat për organet e Vettingut, Havari: Gjylbegu i ka shërbyer regjimit komunist!

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë Mithat Havari reagon pas një lajmi se drejtoria e gjimnazit të Patosit, u ka kërkuar nxënësve të kontribuojnë me nga 20 mijë lekë të vjetra secili, për printerin e shkollës, në mënyrë të të nxirreshin formularët e nevojshëm për provimet e maturës.

Duke marrë shkas nga kjo histori, Havari tregon një eksperiencë të tij të pak viteve më parë, kë kohën kur ai ishte komisar në qytetin e Përmetit.

Përmes historisë që ai tregon, Havari shprehet se si PS-ja ashtu edhe PD-ja janë njëlloj, ndaj edhe shteti vazhdon të mos jetë dinjitoz kur vazhdon ende edhe sistemi i lypjes.

REAGIMI I HAVARIT

Drejtoria e gjimnazit në Patos ju kishte kërkuar maturantëve të jepnin nga 2000 lekë të vjetra për printerin e shkollës që të nxirreshin formularët Az2 etj.
Mu kujtua momenti kur mora detyren e komisarit të policisë në Përmet dhe sekretarja me informoi se nuk kishte bojë printeri.
E pyes, po drejtoria ekonomike nuk ka gjendje?. Jo mu përgjigj sekretarja .
Kërkova një biznesmen serioz. E gjetën dhe ma sollën në zyrë.
I ngrati po qëndronte serioz me duart mbi tavolinë sikur ishte i pandehur. Urdhëro komisar, përse më kini thirrur? Qesha dhe i kërkova të mos shqetësohej se nuk e kisha thirrur për probleme me ligjin. “Për çfarë?”, vazhdoi.
Shteti është i mbaruar zoti biznesmen, nuk ka lekë të blejë një bojë printeri për komisariatin.
Të lutem mbi problemet që keni, na blij një bojë printeri të mirë, jo nga ata sorrogatot që blen drejtoria me tender.
U lehtësua i shkreti, buzeëqeshi, jo një tha por dy.
Kështu bleu dy të tilla me 90 dollarë copën, kuptohet origjinale.
Bënë dokumentacionin e nevojshëm për të mos më akuzuar për korrupsion dhe printeri filloi të punonte, sekretarja u lumturua se më në fund për nja dy vjet s’do kishte nevojë për bojë, por e shkreta nuk e gëzoi dot, se rilindja e nxorri në rrugë pa punë.

Kështu miqtë e mi kjo është panorama e shtetit shqiptar, pavarësisht kush qeveri është në pushtet.
Kur isha unë në Përmet ishte PD në qeveri, tani në Patos ku drejtoria kërkon lekë nga nxënësit është PS.
Vazhdon sistemi i lypjes dhe shteti vazhdon të mos jetë dinjitoz! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: gjimnazmithat havariPatos
Pas

“Porti i ri dhe markatoja e peshkut në Durrës, jashtë parametrave”

Para

Mbrojtësi plagoset në shpërthim, anulohet ndeshja Borusia-Monako

Para
Mbrojtësi plagoset në shpërthim, anulohet ndeshja Borusia-Monako

Mbrojtësi plagoset në shpërthim, anulohet ndeshja Borusia-Monako

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.