Skuadra e Juventusit ka realizuar shumë shpejt golin e parë në sfidën kundër Barcelonës.
Dybala në minutën e 7 të takimit nuk e ka patur të vështirë t’i japë avantazhin bardhezinjve në “Juventus Stadium” duke kaluar topin në portën e mbrojtur nga Ter Stegen.
Juventus ka kaluar për herë të dytë në avantazh kundrejt Barcelonës në sfidën magjike të “Uefa Champions League”.
Pasi realizoi në minutën e 7, Paulo Dybala është treguar edhe një herë i papërmbajtshëm në minutën e 22 kur i ka dhënë avantazhin e dyfishtë bardhezinjve. Pas Dybalës ka qenë Kielini ai që ka shënuar golin e tretë për skuadrën e Alegrit, e cila duket mjaft e vendosur. (M.D/ Shuplaka)