Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me një delegacion të lartë të Policisë së Italisë.
Delegacioni i kryesuar nga Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Italian, Gennaro Capoluongo, i shoqëruar nga Kolonel Sandro De Angelis, vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare.
Çako u shpreh se, Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur në luftën për parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
“Gatishmëri absolute për çdo veprimtari me partnerët dhe sidomos me Policinë Italiane mike, për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Të fokusuar edhe në drejtim të parandalimit të migracionit ilegal Bashkëpunim të ngushtë me të gjithë partnerët në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, tha Çako.
Capoluongo në fjalën e tij tha se bashkëpunimi me policinë shqiptare është i shkëlqyer.
“Bashkëpunimi me Policinë Shqiptare si model për Ballkanin dhe Partnerët e tjerë. Lufta kundër kanabisit edhe me mbështetjen e BE-së. Skuadra hetimore të përbashkëta për të goditur krimin e organizuar. Trajnime me mbështetje nga Policia Italiane në fushat e hetimit, terrorizmit dhe kufirit. Protokolle në fushën e arsimimit, terrorizmit, trafiqeve të paligjshme, etj”, vijoi ai.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post