Detajet e dhëna nga burime të policisë për krimin e shënuar së fundmi në Durrës, flasin në dukje për zhveshje nga përgjegjësia të të riut Jurgen Kurti, i cili një vit më parë ishte nën hetim për vrasjen e babait të tij.
Referuar mekanizmit të zbardhur të ngjarjes së rëndë, viktima Agim Arapi është goditur për vdekje nga dy vëllezërit Ekonomi, Brenda dyqanit të tij dhe me qepen të mbyllur, ndërkohë që Jurgen Kurti ndodhej jashtë ambientit të dyqanit.
“Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi. Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët),”, citohet në njoftimin e policisë.
Emri i Jurgen Kurtit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai u arrestua për t’u lënë më pas i lirë për vrasjen e babait të tij/. Kjo për shkak se krimi u mor përsipër nga daja i të riut.
(XH.A/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/jurgen-5-483x400.jpg)