Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera fqinje si dhe axhendës euro-atlantike të tërë rajonit të Ballkanit. Me këtë përfundim e mbyllën takimin ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta.
“Vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe theksoi se Kuvendi mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive respektive në funksion të përmirësimit të cilësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve”, tha Meta.
Nga ana e tij Ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare. Hoxhaj vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.(J.V/Shuplaka)