Eskorda e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shtuar. Sipas një portali online shtimi i masave të sigurisë ka ndodhur pas disa sinjalizimeve, që mësohet se i janë dërguar kreut demokrat.
Nuk dihet nëse Lulzim Basha ka marrë kohët e fundit mesazhe kërcënuese edhe për këtë ka marrë masa duke shtuar eskordën e tij.
Ende nuk ka informacion zyrtar për këtë çështje, por sipas burimeve truprojat e tjera janë punonjës të një policie private dhe jo efektivë të Gardës së Republikës.
Po kështu ditën e djeshme mes Bashës dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ka patur edhe një bisedë, por nuk konfirmohet nëse ka qenë posaçërisht për këtë çështje. (J.V/Shuplaka)