Kryeministri Edi Rama është treguar i papërtuar paraditen e sotme. Pasi nuk ua ka përtuar përgjigjet komentuesve të “Mirëmëngjes”-it, ka pasur nga një përgjigje edhe për ata që reaguan për talljen e tij ndaj Bashës me çadrën dhe tifozët e Barcelonës.
Pothuaj në të gjitha përgjigjet e tij për komentuesit, ai thekson se ndeshja nuk shtyhet, e për analogji as zgjedhjet nuk shtyhen, duke iu referuar përqasjes së tij. I pyetur nga një qytetar se si do ia bëjnë pasi në krahasim me skuadrat e futbollit këto në politikë nuk kanë arbitër, ai shprehet se OSBE/ODIHR ka licencë ekskluzive për të gjitha zgjidhjet demokratike në botë.
Njëri komentues i sugjeron që të hapë një faqe memesh, ndërsa një tjetër, interist, i thotë Ramës se ka fituar betejën, por jo luftën. “Ashtu si demokratët e mirë na kanë ne, edhe interistët na kanë ne”, ia kthen Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1570″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]