11:52 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bie importi i cigares, por jo konsumi, shqiptarët preferojnë më shumë duhanin vendas

13:38 | 12/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Bie importi i cigares, por jo konsumi, shqiptarët preferojnë më shumë duhanin vendas

Importet e cigareve i kthehen rënies sërish më 2017 pas një rikuperimi gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave importet e cigareve arritën gjatë muajve janar-shkurt në 390 tonë me një rënie 6.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Burimet nga tregu pohuan së rënia e importeve nuk ka lidhje me rënien e konsumit të produktit, por rritjen e konsumit tw duhanit vendas.

Në dy mujorin e vitit të kaluar importet e cigares u rriten më 175 për qind, për shkak se rënia e tyre kishte shumë e madhe në muajt janar dhe shkurt të 2015, kur qeveria rriti akcizën e cigareve.

Qeveria dy vitet e fundit anuloi rritjen e akcizës për cigaret, duke frenuar kështu importet më të larta në fundvit para ndryshimit te tatimit.

Prej vitit 2010 deri më 2014 qeveria e ka rritur në mënyrë sistematike akcizën e cigareve, duke nxitur kompanitë që të realizonin importe më të larta para hyrjes në fuqi të tatimit. Duke paguar akcizë më të ulët dhe duke e shitur më vonë produktet në treg me çmime më të larta, grosistët e cigareve rriten fitimet në mënyrë spekulative dhe nxitën kontrabandën.

Duke shpjeguar për Monitor situatën e zhdoganimeve, grosistët pohojnë se sasia e zhdoganimeve vijon të jetë më e shumë më e ulët në raport me konsumin. Në Shqipëri konsumi i cigareve vlerësohet më shumë  se 5 mijë tonë pohojnë ata, ndaj nëse zhdoganimet për të gjithë vitin ecin me ritmin e janarit nuk arrijnë të plotësojnë konsumin në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave zhdoganimet e cigares shfaqen rënien më të madhe që nga 2011 kur nisi rritja e akcizës ndaj tyre. Arsyet lidhen kryesisht me rritjen e prodhimit vendas të duhanit, por edhe me rritjen e kontrabandës në produktet e duhanit, e nxitur nga akciza më e lartë./ monitor

Etiketa: duhaniimportikonsumimirenie
Pas

Idrizi tregon prapaskenat e votimit të djeshëm, fton palët të gjejnë zgjidhje

Para

Shpërthen aktori: Hervin Çuli më ka mbyllur derën e teatrit sa të jetë drejtor

Para
Shpërthen aktori: Hervin Çuli më ka mbyllur derën e teatrit sa të jetë drejtor

Shpërthen aktori: Hervin Çuli më ka mbyllur derën e teatrit sa të jetë drejtor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.