Italiani Ariel Iannarelli, sipërmarrës u aksidentua mbrëmjen e 6 dhjetorit, teksa zbriti nga makina e ortakut të tij shqiptar për të shkuar në banesë.
Ai u përplas nga një makinë në rrugën dytësore Golem-Plepa, te vendi i njohur si Shkëmbi i Kavajës por që prej asaj dite gjërat nuk shuan shumë mirë. Gjithçka çaloi te drejtësia shqiptare.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e pushoi çështjen penale ndaj drejtuesit të automjetit që e aksidentoi, një 27-vjeçar nga Golemi. Po kështu 27-vjeçari u largua nga Shqipëria. Këtë histori e sjell në vëmednje të publikut Top Channel ku edhe i riu shprehet për këtë ngjarje: Pasi dola nga spitali zbulova që isha unë fajtori. Nuk e di sesi e bënë. Falsifikuan, manipuluan? Duket qartë që diçka ka ndodhur. Nuk ka një kartelë klinike. Shkruhet: plagë të lehta sipërfaqësore. Unë rrezikova jetën. Kam muaj në spital. Duhet të bëj operacione. Si e bëri Prokuroria këtë? As Ambasada (italiane) ime s’më ka ndihmuar. Tani e kuptoj se çfarë është korrupsioni. Nuk më kanë pyetur asgjë në polici. Prokuroria nuk e gjeti fajtor atë djalin. Si dolën në këtë përfundim?”.
Më tej 37-vjeçar rrëfen se në spital e vizitoi i ati i drejtuesit të mjetit, duke i kërkuar një marrëveshje.
“Nuk është e drejtë që një njeriu, i cili vjen nga jashtë të investojë këtu, i duhet të kalojë këtë situatë që kalova unë. Kjo që më ndodhi mua mund të ndodhte në çdo vend në botë, por ata që kanë në dorë ligjin e bëjnë dallimin. Është ajo që ndodhi më pas që e bën skandaloze. S’e kuptoj si e kanë punuar. Kush gaboi duhet të paguajë. Shpenzimet i heq të gjitha unë. Unë me paterica endem nëpër gjykata. Në Itali kjo s’do të kishte ndodhur kurrë. Kjo është e turpshme!”, shprehet ai.
Kalvari i mundimeve në drejtësinë shqiptare nuk kanë të përfunduar për 37 vjecarin. Në fund të muajit shkurt, Iannarelli i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me një ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes penale dhe pret që çështja të rihapet. Ai thotë se mjeti që e aksidentoi nuk ishte ai i deklaruar nga oficeri i Policisë Gjyqësore, një “Benz” i blerë një ditë para aksidentit, por një fuoristradë e bardhë, gjë që e dëshmon dhe ish-ortaku i tij, Genti Meçaj. I riu bën apel që të vihet drejtësi për çështjen e tij. (J.V/Shuplaka)