Gazetarja Aurora Sulçe ka bërë diçka të pandodhur më parë në një studio televizive në Shqipëri.
Në emisionin e saj ‘Eko Politik’ për të folur për procesin e dixhitalizimit të mediave dhe për të dhënë sqarime për shqetësimet e mediave lokale ajo kishte të ftuar ministren Harito dhe kreun e AMA-s Gentian Sala.
Por gazetarja ka ndeshur në refuzimin e ftesës nga ana e tyre.
E mbetur përballë refuzimit të tyre ajo jo vetëm që e ka vijuar emisionin po në një mënyrë apo një tjetër i ka pasur dhe ata të pranishëm. Po, po ministrja Harito dhe Gentian Sala kanë qenë në studio, veçse si manikine.
Pyetjeve vërtet që smund tiu përgjigjen manikinët po ama heshtja e tyre flet edhe më shumë sesa vetë fjalat. Prej fillimit procesi i dixhitalizmit të m,ediave është pritur jo mirë nga një pjesë e konsiderushme e mediave në vend dhe sidomos ndarja e frekuencave ka shkaktuar mjaft pakënaqësi. (E.K/SHUPLAKA)