Nëse kishte një tifoz të lumtur ditën e djeshme nga fitorja 3-o e Juventusit ndaj Barcelonës ai ishte padyshim kryeministri Edi Rama.
Gol pas goli, moment pas momenti Rama nuk nguroi të shprehte emocionet në lidhje me ndeshjen.
Sot paradite ai nuk kurseu të shpërndante edhe një memo që qarkullon në rrjet ku shkruhej se Basha iu kishte bërë thirrje tifozëve të Barcelonës të vinin të ngujoheshin te çadra.
Ndërkohë që as rrjeti nuk e ka kyrsyer kryeministrin duke i përgatitur një memo sikur njeriu i ndeshjes ishte pikërisht ai. I veshur me fanellën e Juventusit Rama për disa ishte ‘’Man of the match’’.(E.K/SHUPLAKA)